Osmani – Peach: Anëtarësimi i vendit në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, takoi përfaqësuesin special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe ballafaqimit me sfidat aktuale.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme britaneze në zbatimin e reformave në fusha të ndryshme me rëndësi kyçe për procesin e integrimit evropian të vendit dhe sigurisht që duhet të merren parasysh edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë” theksoi Osmani.

Lidhur me katërvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në takim u theksua kontributi i dukshëm i Maqedonisë së Veriut në aleancë duke e shtuar sigurinë e krahut jugor të aleancës dhe reflektimin pozitiv të anëtarësimit tonë në stabilitetin e rajonit dhe të kontinentit evropian në përgjithësi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…