Osmani: Përforcimi politik dhe ushtarak i Aleancës është interes i yni i përbashkët

Mbaroi dita e parë e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel. Njëherit ky është takimi i parë ku Ministri i Punëve të Jashtme merr pjesë fizikisht, që nga anëtarësimi ynë në NATO.Në dy sesionet e sotme nga takimi, ministrat iu referuan çështjeve që kanë të bëjnë me prioritetet strategjike të Aleancës, siç janë stabiliteti rajonal, sfidat hibride dhe sajber, kontrollit të armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve. U shqyrtua edhe stabiliteti në fqinjësinë e NATO-s, lufta kundër terrorizmit dhe gjendja në Afganistan dhe Irak.Në sesion të posaçëm, ministrat dhanë sugjerimet dhe pikëpamjet në raport me zhvillimin e dokumentit “NATO 2030”, që do të jetë lëndë e miratimit në takimin e radhës të shefave të shtetit dhe qeverive në Këshillin e Atlantikut të Veriut.Në paraqitjet e tij, Ministri Osmani theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si aleate e re në kuadër të Aleancës, në përforcimin e sigurisë rajonale, si dhe participimin aktiv në kuadër të ruajtjes së sigurisë globale. Osmani e potencoi edhe kontributin e shtetit në raport me prioritetet e Aleancës në ballafaqimin me kërcënimet e sigurisë dhe sfidat. Në këtë kontekst, Ministri Osmani e theksoi edhe kontributin që Aleanca e jep në luftën kundër terrorizmit dhe aktivitetet e mëtejmë të ndërmarra për ballafaqimin me këtë kërcënim. Ai shprehu mbështetje për propozimet strategjike në lidhje me zhvillimin e mëtejmë konceptual të ardhmërisë së Aleancës të përfshira në NATO 2030:“Agjenda e NATO 2030 në kohë të duhur ofron pikëpamje ambicioze për të ardhmen e Aleancës në dekadën e ardhshme. Ne pajtohemi me synimet e parashtruara: NATO të mbeten ushtarakisht e fuqishme, politikisht të bëhet më e fortë dhe të ketë qasje më të fuqishme globale”, theksoi Osmani.Në kuadër të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel, MPJ Osmani u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken. Temë e bisedimeve ishte partmeriteti strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, e cila paraqet bazë për miqësi afatgjate ndërmjet dy vendeve.Në margjinat e takimit, Ministri Osmani realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar. Në takim u hapën më shumë tema aktuale, për progresin e raporteve bilaterale, perspektivën evropiane të vendit, posaçërisht me fokus në kryesimin e ardhshëm të Sllovenisë me BE-në, në gjysmën e dytë të vitit 2021.“Qëllimi jonë është i qartë, anëtarësim i plotë në BE dhe të gjithë përpjekjet tona janë në këtë drejtim, të punojmë në mënyrë evropiane për t’i arritur vlerat evropiane. Presim valorizimin e arritjes sonë nga partnerët tanë”, tha Osmani në takimin me Logar.Takimi ministror i NATO-s vazhdon nesër me shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Aleancës në interes të paqes dhe sigurisë së rendit botëror.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…