Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi video takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Tomáš Petříček.Theksi i takimit u vendos në riafirmimin e prioriteteve më të rëndësishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën aktuale, miratimin e Kornizës për negociata me BE-në nga ana e Këshillit Evropian dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në, deri në fund të vitit nën kryesimin e RF të Gjermanisë.”Kemi investuar shumë në këtë proces, gjë që na bën si vend të gatshëm për negociata sipas kapitujve, për përmbushje të plotë dhe të pakushtëzuar të agjendës sonë të BE-së. Çekia është një nga mbështetësit më të rëndësishëm dhe të përhershëm të integrimit tonë në BE dhe ne e çmojmë lartë mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme që vjen nga ju, në të gjitha nivelet” tha Osmani. Ministri Petříček konstatoi se rezultati pozitiv i mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë nxitje për reforma të brendshme më të shpejta, si dhe një sinjal pozitiv për rajonin me të çka do të konfirmohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, si një nga qëllimet e zgjerimit të BE-së.Bashkëbiseduesit u dakorduan se tani është koha që të dy vendet të angazhohen për bashkëpunim ekonomik, veçanërisht në drejtim të përforcimit të tregtisë dhe intensifikimit të bashkëpunimit investues.Gjatë takimit, Ministri Osmani u falënderua për donacionin Çek të dërguar kohë më parë dhe të destinuar për zhvillimin e kapaciteteve të njësisë së mbrojtjes atomike, biologjike, kimike të Armatës së Maqedonisë së Veriut, që është vetëm një nga seritë e donacioneve brenda ndihmës financiare dhe materiale të cilën Çekia ia dorëzoi Maqedonisë së Veriut.Gjatë takimit, të dy shefat e diplomacisë shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në rajon dhe çështjeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal.