Osmani pranoi kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadorja e sapoemëruar e Republikës së Maltës, Meri Shikluna

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi video takim me Ambasadoren e sapo emëruar të Republikës së Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në La Valeta, znj. Meri Shikluna, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.“Si ambasador i parë në i Republikës së Maltës në vendin tonë, nga vendosja e raporteve diplomatike në mes dy vendeve, besoj se me përvojën tuaj diplomatike dhe angazhimin personal do të jepni kontribut në thellimin e raporteve”, theksoi Osmani.Bashkëbiseduesi iu referuan edhe vizitës vijuese të Ministrit Osmani në Malta dhe takimit me kolegun e tij, Ministrin Bartolo, që paraqet edhe një mundësi për konfirmimin e zhvillimit të shkëlqyeshëm të raporteve bilaterale midis dy vendeve dhe mundësia për intensifikimin e bashkëpunimit.Në takim u bisedua për përforcimin e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si aktivitet i përbashkët midis dy vendeve, e si urë për thellimin e bashkëpunimit është edhe numri komunitetit nga Maqedonia e Veriut në Maltë.U shkëmbyen mendime për perspektivën e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit rajonal si mjet i rëndësishëm në progresin e proceseve integruese, si dhe hapat e ardhshme dhe angazhimin nga ana jonë në drejtim të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjet formale të negociatave për aderim në Union. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…