Osmani pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Luksemburgut, Norvegjisë dhe Letonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar për Republikën e Maqedonisë së Veriut të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Mark Hubish, ambasadorëve jorezidentë të Mbretërisë së Norvegjisë (me seli në Beograd), Kristin Melsom dhe Republikës së Letonisë (me seli në Pragë), Elita Kuzma.

Në takimet e ndara me ambasadorët, Osmani u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrës.

U shpreh kënaqësia për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale miqësore të Maqedonisë së Veriut me secilin prej vendeve, si dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e mëtejmë të dialogut politik dhe vendosjen e dinamikave të reja të bashkëpunimit.

U rikonfirmua mbështetja e Luksemburgut, Norvegjisë dhe Letonisë për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, agjendën e reformave të brendshme si dhe për konceptin “Më shumë integrim të vendeve kandidate para anëtarësimit formal në Bashkimin Europian”.

Temë e bisedës ishte edhe domosdoshmëria e bashkëpunimit multilateral në kontekstin aktual gjeopolitik për realizimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht në kuadër të OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…