Osmani realizoi takim lamtumirës me Galloway

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Shkup, Rachel Galloway.

Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve mike, duke shprehur kënaqësinë e ndërsjellë për dialogun intensiv politik dhe bashkëpunimin e zhvilluar reciprok tregtar.

Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe përkushtimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme britanike për integrimin evropian të vendit tonë dhe përpjekjet e MB në ruajtjen e marrëdhënieve të forta të partneritetit me vendin tonë në kuadër të NATO-s.

Gjithashtu në takim u bë fjalë edhe për invazionin rus në Ukrainë, rreziqet nga implikimet më të gjera të krizës, si dhe urgjencën e bashkëpunimit më të ngushtë midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të ruajtur sigurinë në tokën evropiane.

Me rastin e përfundimit të misionit diplomatik, ministri Osmani i ndau një pllakë falënderimi Ambasadores Galloway për angazhimin e saj personal dhe kontributin aktiv në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…