Osmani: Republika Çeke qëndron pas Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjatë vizitës së punës në Pragë, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani u takua edhe me Milena Hrdinková, Sekretare Shtetërore për çështje të BE-së në Zyrën e Kryeministrit Andrej Babiš, ku bisedoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë zbatimit të reformave ta nevojshme nga aspekti i procesit integrues të vendit tonë në BE.Bashkëbiseduesit ranë dakord se rajoni i qëndrueshëm dhe i prosperuar i Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së, veçanërisht në drejtim të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë.”Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të përmbushë reformat e nevojshme nga agjenda e BE-së, të cilat janë kryesisht me interes për vetë qytetarët e vendit. Mbetemi fuqimisht të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal duke ndjekur shembullin e Grupit të Vishegradit, i cili është ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE” tha Osmani.Më herët gjatë ditës, Osmani u takua me nikoqirin e tij, Ministrin e Jashtëm Çek, Tomasz Petzicek.

Vizita në Republikën Çeke është pjesë e mini-turneut të Ministrit, për të vizituar vendet anëtare të BE-së si pjesë e fqinjësisë më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtij turneu, Osmani nga dita e nesërme do të vizitojë Rumaninë, ku pastaj vijon vizita në Hungari, kurse pas përfundimit të këtyre vizitave të punës, Osmani do të udhëtojë në Vjenë më 21 dhjetor, ku do të përfundojë me këtë mini-turne.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…