Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot prezantoi konceptin e ri të Diplomacisë Ekonomike, që del nga prioritetet e parapara nga misioni i mandatit.“Diplomacia Ekonomike përbën pjesë të rëndësishme të politikës se jashtme të vendit, e cila duhet të ripërtërihet, të përforcohet dhe të ngrihet si një nga prioritetet kryesore të shtetit. Ashti siç njoftuam, përgatitëm projekt për revitalizimin e diplomacisë ekonomike – propozim që pastaj u prezantua dhe u miratua nga ana e Qeverisë dhe nga sot nis realizimi i saj”, tha Osmani, duke shtuar se koncepti i ri i Diplomacisë Ekonomike do të bazohet në strategji të qëndrueshme, të qartë dhe precize për marrëdhëniet ekonomike me vendet e huaja.Si ç paralajmëroi Osmani, në periudhën që vijon do të bëhen analiza në bazë të potencialeve transportuese, fuqisë punëtore të disponueshme, kapacitetet, tokën dhe resurset tjera të mbetura për investimet e huaja, do të definohen qëllimet përmbajtësore dhe gjeografike të diplomacisë ekonomike, duke lajmëruar qasjen të ashtuquajtur “tailor- made”, të përshtatur për secilin vend dhe rajon.Ministri Osmani theksoi se kuadrot e profilizuar ekonomik – këshilltarët ekonomik, do të drejtohen në ato vende ku ka potencial real për rritjen e bashkëpunimit ekonomik: vende me potencial më të madh për investim, vende që janë gjeografikisht afër ose kanë shprehur interes ekonomiko – gjeografik, vende me turistë potencial dhe të ngjashme.“Detyra e këshilltarëve ekonomik do të jetë që ta bëjnë Republikën e Maqedonisë së Veriut destinacion tërheqës për investimet e huaja, promovimin e vendit si destinacion atraktiv turistik dhe promovim të vendit në përgjithësi, si brend ekonomik dhe politik që përfaqëson pjesë të shoqërisë bashkëkohore”, potencoi Osmani, duke nënvizuar se intenca e Qeverisë së re është se ky mandat do t’i përkushtohet ekonomisë dhe rritjes ekonomike.MPJ Osmani pohoi se është e planifikuar faza e parë, gjatë vitit 2021, në bazë të analizës së ekspertëve , të targetohen disa vende evropiane dhe jashtë evropiane me potencial më të madh për bashkëpunim.