Osmani-Roth: Maqedonia e Veriut me miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të mbetet në rrugën e duhur drejt BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për Rezolutën e miratuar në Bundestag (qershor të këtij viti), e cila është konfirmim i mbështetjes së qartë të Maqedonisë së Veriut për hyrjen në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e saj, si pjesë e mozaikut të përgjithshëm të kulturës europiane.

“Rezoluta e 15 qershorit të këtij viti është padyshim e një rëndësie historike, në kohën e duhur dhe e domosdoshme për të sqaruar dilemat politike që ekzistojnë në skenën e brendshme politike në vendin tonë, me bindjen e fortë se jemi në rrugën e duhur, kur angazhohemi për ndryshimet kushtetuese pas 18 vitesh punë të palodhur dhe kontributit të disa brezave që duhet të kurorëzohen me anëtarësimin e plotë në BE”.

Roth siguroi se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa fokus të rëndësishëm vendosi në diplomacinë parlamentare si instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh.

Gjermania vazhdon të jetë partner kryesor politik dhe ekonomik i vendit tonë dhe për një kohë të gjatë është partneri më i madh tregtar i vendit tonë.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë për avancimin e partneritetit të dy vendeve në kuadër të aleancës së NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe sfidat në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…