Osmani: Shoqëria jonë është shembull për demokraci multietnike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin ministror me ftesë të Ministrit për Punë të Jashtme të Polinisë, Zbigniew Rau kushtuar avancimit të lirisë së religjioneve dhe bindjeve. “Fuqishëm jemi përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e lirisë së religjioneve dhe bindjeve, përmes strukturës legjislative të dëshmuar nga e cila garantohen të drejtat themelore njerëzore. Së këndejmi, përmes strukturave institucionale kryejmë promovimin e tyre, mbrojtjen dhe avancimin në nivel nacional”, theksoi Osmani. Duke prezantuar aktivitetet të cilat Qeveria i ndërmerr edhe në plan ndërkombëtar për promovimin e lirisë së religjioneve, Ministri Osmani kujtoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut duke filluar nga viti 2007 në çdo tre vjet organizon Konferencë ndërkombëtare kushtuar dialogut mes civilizimeve dhe religjioneve, si vërtetim për karakterin multifetar dhe multikulturor të vendit si shembull për demokracinë multietnike dhe shumëllojshmërinë në shoqëri”. Qëllimi i takimit doli nga nevoja e forcimit energjik të përpjekjeve në plan ndërkombëtar, për ballafaqimin me keqpërdorimin e religjioneve për veprime kriminale, si dhe për mbrojtje të tyre, kultivimin dhe respektin. Njëherësh, me konsensus nga ana e pjesëmarrësve u miratuan disa deklarata të përbashkëta kushtuar avancimit të dialogut ndërfetar, për mbrojtjen e grupeve religjioze pakicë, për kontributin e akterëve religjioz drejt ndërtimit të paqes dhe ngjashëm.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…