Osmani-Shweng: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet kryesor i BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Christa Shweng, Kryetaren e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian- KESE. Në takim, Osmani u shpreh i kënaqur nga qasja që ky trup këshillëdhënës i Unionit e ka ndaj vendeve të Ballkani Perëndimor, duke  e konsideruar rajonin si pikë kryesore gjeostrategjike të Evropës, ndërsa procesin e zgjerimit si investim në paqe, stabilitet, siguri dhe rritje ekonomike për të gjithë kontinentin. Osmani dhe Shweng shkëmbyen mendime mbi planet për riaktivizimin e punës së Komitetit të Përbashkët Konsultativ KESE-MK, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për dialogun e Maqedonisë së Veriut me BE-në në fushën socio-ekonomike, dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe gjatë procesit të negociatave. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Shkup, me qëllim që rekomandimet e miratuara të Forumit të prezantohen në Samitin BE-BP, në Slloveni, javën e ardhshme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…