Osmani të premten në Bullgari, optimist se pas takimit me Zaharievën do të tejkalohen dallimet

Ministri për punë të jashtme të premten do të shkojë në Bullgari, për tu takuar me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva. Ky është takimi i tij i parë bilateral dhe është optimist se do të tejkalohen dallimet rreth çështjeve historike mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa thotë se vizita e tij është në frymë të mbajtjes së raporteve të mira ndër fqinjësorë, që është në interes tonë.“Mendoj se intensifikimi i komunikimit në nivelin politik dhe në nivelin e trupave profesional të komisioneve të paktën do t’i heqë, do t’i eliminojnë paragjykimet që mund të jenë krijuar për shkak të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të cilat kontribuuan në dobësimin e dinamikës së komunikimit. Fakti i intensifikimit të komunikimit do jetë vlerë në vetvete sepse unë pres që pas takimit tim të kemi një takim midis kryeministrave dhe ne tashmë po hyjmë në një modus të ri të komunikimit me fqinjin tonë, ndërsa praktika dhe historia tregojnë se sa herë që ka komunikim të mirë ka zgjidhje”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…