Osmani u takua me Zef Mazin, kryenegociatorin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani u takua me Ambasadorin Zef Mazi, kryenegociator për aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE, i cili ishte në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim të mendimeve lidhur me proceset aderuese në BE të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, prognozat për miratimin e kornizave negociuese dhe organizimin e konferencave të para ndërqeveritare me BE-në. Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvojat e tyre në lidhje me strukturën negociuese, si dhe me rolin e institucioneve, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme në gjithë këtë proces, ndërsa u diskutua edhe mundësia për bashkëpunim në formë trajnimesh për forcimin e kapaciteteve administrative gjatë ballafaqimit me sfidat që dalin nga roli dhe detyrat në procesin negociues. “Metodologjia e re parashikon udhëheqje më të fortë politike të vetë procesit të negociatave, rol më të madh të vetë shteteve-anëtare në mbikëqyrjen dhe vlerësimin e procesit negociues, me çka, roli i Rrjetit tonë diplomatik në kryeqytetet e BE-së merr një rëndësi dhe përgjegjësi shtesë për udhëheqje të suksesshme të negociatave. Sigurisht, si pika kyçe të komunikimit me institucionet e BE-së janë misionet në Bruksel të vendeve që negociojnë, të cilët duhet të kenë përforcim serioz diplomatik; ndërsa rol të veçantë marrin edhe të gjitha ambasadat e tjera në vendet-anëtare të BE-së, të cilat duhet të vendosin rrjedhë efikase të informacioneve për përparimin e vendit, dhe më e rëndësishmja, sistem për paralajmërim të hershëm, me qëllim informimin e drejtë të Qeverisë dhe të vetë strukturës negociuese për vlerësimin dhe udhëzimet që vijnë nga kryeqytete evropiane”, theksoi Osmani.Ministri Osmani shfrytëzoi rastin ta njoftojë bashkëbiseduesin për statusin e reformave të arritura, si dhe për gjendjen aktuale në vendet fqinje. Më pas, ministri i punëve të jashtme Osmani, informoi edhe për fokusin e ripërtërirë dhe të përforcuar  lidhur me rezultatet e arritura nga fusha e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…