Osmani – Vllahovski: E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimet tona europiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot kishte takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski në kuadër të GlobSec në Bratisllavë.

Duke e uruar Vllahovskin për emërimin e tij si Ministër i Punëve të Jashtme, Osmani shprehu besimin se në periudhën e ardhshme të dyja vendet do të avokojnë për dinamikë të përshpejtuar në procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në kontekstin aktual kur arkitektura e sigurisë në Evropë përballet me një sfidë të madhe. sfidë.

“E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin tonë evropian. Njëherit, besojmë se Sllovakia do ta përkrahë konceptin e integrimit të përshpejtuar dhe do ta përkrahë procesin në mënyrë që të bëhet më kredibil, ndërsa që qytetarët tanë t’i ndjejnë më shpejt hapat e përkohshëm afatshkurtër”, theksoi Osmani.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani iu referua edhe aktualitetit në lidhje me kryesimin e OSBE-së përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kuadër të OSBE-së 2023

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…