Pakoja e re e masave antikrizë, Grubi: Ndihmojmë kategoritë më të prekura

Qeveria sot në seancën e 88-të ka prezantuar Pakon e re të masave antikrizë duke u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve e veçanërisht kategorive më të prekura, kështu njofton Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi.

Në seancën e 88 sotme vendosëm që të prezantojmë pakon e re të masave të cilat në mënyrë direkte ndihmojnë të gjithë qytetarët e veçanërisht kategoritë e veçanta dhe sociale,

– Pakoja e re e masave për përballim të krizës ekonomiko-energjetike prej 350 milionë euro gjatë 2022, gjithë masat e deritanishme kapin vlerë prej 750 milionë euro,
– Programi për energji elektrike për kategoritë e veçanta ndihmon 4 mijë familje, secila familje është ndihmuar me 200 euro,
– Ndihëm për komunat përmes kredive të volitshme në vlerë prej 10.5 milionë euro përmes programit MSIP,
– Kompanitë janë liruar nga TVSH,
– Kreditë e lira për investim në efikasitetin energjetik në vlerë prej 100 milionë euro përmes principit 1+2,
– Nga Prilli deri më tani është subvencionuar me çmim të tregut 80%, 611.000 amvisëri dhe 72.000 konsumator të vegjël kanë fatura pesë herë më të lira, ndihma prej 222,7 milionë euro,
– Pagesa e ndihmës prej 3.000 dënarë për 36.000 amvisëri, ishin ndarë 40 milionë euro,
– 8 milionë euro për 42 mijë qytetarë, edhe atë:

*Në 4 muajt e ardhshëm nga 3 mijë denarë,
*Shfrytëzues të ndihmës sociale,
*Prindër me fëmijë me nevoja të veçanta,
*Prindërit vetushqyes,
*Të papunësuarit,

– Rriten pensionet me Metodologjinë e re për mbi 330.000 pensionistë, 73 milionë euro,
– Subvencionim për sektorin e bujqësisë, 52 milionë euro,
– TVSH-ja ime, 18 milionë euro,
– Ndihmë për shkollat fillore dhe të mesme për energjinë elektrike, 1 milionë euro,
– Furnizim me rrymë për Shtëpitë e shëndetit dhe Klinikat përmes përgjysmimit të çmimit të tregut,
– Kredi të volitshme për kompanitë përmes Fondit garantues të Bankës për Zhvillim, 5 milionë euro,
– Kredi direkte për përkrahje të likuiditetit për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha,
– Kredi për invesim në projekte për efikasitet energjetik me strukturë financimi 60%-40%, 10 milionë euro,
– Energji elektrike dhe ngrohje për Qytetin e Shkupit, sigurohet kredi prej 100 milionë euro.

https://www.facebook.com/photo?fbid=652859012870287&set=a.262689908553868
Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…