Në panelin e sotëm mbi gjeoekonominë e gjelbër dhe fqinjësinë evropiane, pata rastin të debatoj me Vera Jourova, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për Vlera dhe Transparencë, Dirk Buschle nga Departamenti i Studimeve të Politikave Evropiane dhe Menaxhimit, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve jo vetëm në nivel rajonal, por edhe më gjerë në tejkalimin e sfidave të gjelbërimit të ekonomive.
Me këtë rast theksova se Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet është e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha parakushteve për veprim të integruar klimatik, për të cilin janë miratuar disa dokumente. Jam krenar që ne do të jemi pala e parë kontraktuese në kuadër të Komunitetit të Energjirë që do të transpozojmë rregulloren e përshtatur të menaxhimit në sistemin ligjor kombëtar përmes Ligjit të ri të Veprimit Klimatik.
Gjithashtu, theksova mbështetjen që Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë përmes pakos së granteve për zbutjen e pasojave të krizës energjetike dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë në afat të shkurtër dhe të mesëm.
Gjatë diskutimit përcolla mesazh deri tek institucionet ndërkombëtare dhe bankat për rëndësinë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme në zbatimin e këtyre politikave dhe kolegëve nga rajoni për ndërvarësi më të madhe energjetike, e cila do të reduktojë luhatshmërinë e çmimeve dhe ndërprerjet e furnizimit, si një hap kryesor drejt tranzicionit energjetik drejt të cilit synojmë si Ballkani Perëndimor.