Pata nderin dhe kënaqësinë të rikthehem në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës

📘Pata nderin dhe kënaqësinë të rikthehem në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Arsyeja e pranisë time në këtë Universitet ishte me rast të ftesës së marrë nga ky institucion, për të qënë pjesë e aktivitetit “Kafe me Personalitet”, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve nga grupi IUS Vision.📕Gjatë fjalimit tim hyrës nuk i kurseva fjalët e mira për organizimin e këtij lloji aktiviteti, duke nxitur kështu stafin dhe studentët e UNS-së për zhvillimin e aktiviteteve të tjera të ngjajshme në të ardhmen.📗Në këtë takim rolin e moderatores e pati Kryetarja e Unionit Studentor pranë UNS-së, Zimrisha Kupa. Përgjatë këtij takimi fola për eksperiencat e mia si ish drejtor i Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit dhe Kanalizimit – Strugë, si pjesëtar i fushës akademike si dhe eksperiencën time të re dhe ecurinë e punës  si Ministër për shoqëri informatike dhe administrate. U gjenda përballë shumë pyetjeve të drejtuara nga studentët më të mirë të këtij universiteti, të cilave iu përgjigja me kënaqësinë më të madhe dhe pa hezitim.☑️Takimin e mbyllëm duke theksuar rëndësinë e nxjerrjes së kuadrove sa më cilësorë nga Universitetet tona, të cilët do të jenë të gatshëm të konkuruar në tregun e punës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…