“Peace Forum Dialogue”/ Zhvillimi i shoqërisë varet nga integrimi i bashkësive

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive organizon Shkollën për Liderë të rinjë “Peace Forum Dialogue”. Shkolla ka hapur dyert në Mavrovë për të rinjtë dhe mbahet nga 10 deri më 12 Gusht. derisa parashihet të bëhet si organizim tradicional bashkë me Peace Festival që do të mbahet më 13 Gusht në sheshin Skenderbeu në Shkup.

Në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ligjërata para të rinjëve kanë mbajtur Prof. Dr Lidija Georgieva, Prof. Dr. Gordan Georgiev, Xhelal Hoxhiq, Robert Allagjozovski, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, Doc. Dr Vedije Ratkoceri dhe Xhabir Deralla.

Në hapje, Zëvendës ministri Xhabir Doko tha se kjo shkollë paraqet mundësi për të rinjtë që të arrijnë njohuri të reja për ndodhitë në shoqëri.

“Kisha kënaqësinë të ju drejtohem pjesëmarësve të rinj të cilët janë forca lëvizëse e shoqërisë. Kjo shkollë paraqet mundësi për të rinjtë të arrijnë njohuri të rejapër ngjarjet në shoqëri. Ju dëshiroj sukses në ditët në vazhdim dhe pres që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Doko.

Profesoresha e Fakultetit Filozofik, Lidija Georgieva foli për Marrëveshjen e Ohrit dhe jetëgjatësinë e saj. Georgieva tha se duhet t’u jepen mirënjohje atyre që implementuan këtë marrëveshje që solli paqen në vendin tonë. “Duhet t’u jepet mirënjohje “aktorëve” që realizuan, implementuan Marrëveshjen e Ohrit. Kemi marrëveshje që zgjasin vetëm një muaj, ajo është marrëveshje e keqe”, tha Georgieva e cila shtoi se duhet kërkuar zgjidhje sa më të mira.

Profesori i Fakultetit Juridik dhe Shkencave Politike dhe ish politikani, Gordan Georgiev, një ligjëratën me temë “Lidershipi në kohë të komplikuara politike”, foli se cilat janë postulatet kryesore të lidershipit, si të ndjekësh dhe të bëhesh lider – “Shekulli 21 është një shekull i krizës së lidershipit”. Për të qenë një udhëheqës afatgjatë dhe i mirë, lideri duhet të ketë një mekanizëm për të dëgjuar njerëzit rreth tij, madje edhe atë që ai nuk dëshiron të dëgjojë dhe të largohet në kohën e duhur!”, tha Georgiev.

Ish ministri i Kulturës dhe Kordinator nacional për politikat e interkulturalizmit, Robert Allagjozovski në ligjëratën e tij tek Shkolla për lider të rinj “Peace Forum Dialogue” theksoi se prioritetet dhe objektivat duhet të fokusohen në rishikimin e ligjeve dhe kornizave ligjore aktuale dhe riafirmimin e tyre. Janë nënvizuar disa probleme si nënpërfaqësimi i komuniteteve më të vogla dhe mungesa e respektimit të të gjitha të drejtave që u janë dhënë komuniteteve me Kushtetutë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Strategjia përmend mungesën e kapaciteteve, mungesën e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe moszbatimin e Ligjeve aktuale, tha Allagjozovski.

Në ditën e dytë të shkollës për Lider të rinjë “Peace Forum Dialogue” ligjëratë mbajti Zëvendës drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive jo shumicë, Dzeljo Hodzic në temën “Proceset integruese”. Ai tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit e ndryshoi tërësisht vendin tonë. Zhvillimi i shoqërisë varet nga integrimi i bashkësive në të, se diversiteti është pasuria jonë dhe synimi është të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta.

Profesori universitar, Jusuf Zejneli duke folur për Marrëveshjen e Ohrit dhe të arriturat e saj, 21 vite pas nënshkrimit, tha se falë Marrëveshjes së Ohrit, jemi vend i sigurtë dhe nuk rrezikohemi nga luftrat që i ka rajoni përreth. Falë Marrëveshjes së nënshkruar 21 vite më parë jemi anëtare e NATO-së dhe kemi lehtësuar rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, tha Zejneli.

Jeta në një shtet multikulturor që të gjitha barierat bashkë po i rënojmë, nuk ka mënzrë më të mirë se nga ajo që shohim sot. Nga ai ambient që ju komunikoni bashkë i përjetoni ato vlera, kjo është mënyra e vetme për veprim sepse punët bëhen me menaxhim dhe kjo shkollë ju jep njohuri për jetën multikulturore, tregon çfarë është integrimi dhe vendi jonë është pikërisht shembull për mbarë botën, theksoi mes tjerave në ligjëratën e tij Prof. Dr. Rizvan Sulejmani.

Ura e Gurrit në Shkup lidh qytetin dhe 8 vite ju është dashur turqve për të ndërtuar urën në atë kohë kurse 8 vite Çarshia ka qenë e shkëputur, është dashur 8 vite për të ndërtuar komunikimin mes dy popujve sepse kanë ndodhur dezinformata dhe pikërisht këto kanë ndikuar që thellohen ndasitë, për këtë shkak politika, mediat dhe propaganda janë të lidhura bashkë, ka theksuar kështu mes tjerave në ligjeratën e tij Xhabir Deralla nga Civil.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…