Përfitimet e rëndësishme të Procesit të Berlinit

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, mori pjesë në Panel diskutimi kushtuar Përfitimeve të Procesit të Berlinit për Maqedoninë e Veriut, organizuar nga Instituti për Demokraci.

Ademi mbajti fjalimin hyrës në panelin e parë kushtuar Përfitimeve të Procesit të Berlinit për Maqedoninë e Veriut me “Vështrim mbi atë që është punuar në pjesën e tregut të përbashkët rajonal me fokus në roaming”, në të cilin theksoi se si kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, angazhohet për përfitimet politike nga ky proces, në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës së     BE-së për rajonin. Në këtë drejtim,  informoi se në samitin e tetorit në Tiranë, u kërkua themelimi i dimensionit parlamentar të procesit të Berlinit.

Duke iu referuar Tregut të Përbashkët Rajonal, theksoi se ai do ta çojë rajonin drejt tregut të përbashkët të BE-së dhe do t’i vendosë vendet e Ballkanit Perëndimor në hartën e investitorëve globalë dhe me këtë, tha Ademi, do të hapen vende të reja pune,  përzgjedhje më e madhe e produkteve me çmime më të ulëta dhe mundësi për njerëzit që punojnë në të gjithë rajonin.

Si përfitime të procesit të Berlinit, Ademi theksoi  tre marrëveshjet e nënshkruara të ashtuquajtura marrëveshjet e mobilitetit: Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike, Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe Marrëveshja për udhëtimin e lirë të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor me letërnjoftim.

Në Konferencë fjalim kishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, znj. Petra Dreksler.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…