Përfundoi viti shkollor 2021-2022

Sot përfundon viti shkollor 2021-2022. Edhe ky vit sikurse viti i kaluar, ishte plot sfida, mirëpo përvoja e së kaluarës na mësoi se si të qëndrojmë të bashkuar dhe si t`i tejkalojmë më lehtë situatat që nuk mund të na befasojnë më.

Të gjithë ne, institucionet e sistemit, kuadri mësimor, nxënësit, prindërit dhe kujdestarët ishim në lartësinë e detyrave tona.

Ia dolëm të fitojmë përballjen më të vështirë, me pandeminë, të cilën këtë herë nuk e lejuam të ngadalësonte procesin arsimor dhe zhvillimin e duhur të gjeneratave. Përkundrazi, edhe në rrethana të jashtëzakonshme,ne vazhduam reformimin e sistemit arsimor me ritme të përshpejtuara dhe për këtë gjë i jam sinqerisht mirënjohës mësimdhënësve për motivimin, por edhe dëshirës së nxënësve për një të nesërme më të mirë.

I përgëzoj për njohuritë dhe arritjet e fituara të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre! I falënderoj për përkushtimin maksimal dhe punën e mirë të gjithë mësimdhënësit shërbimet profesionale si dhe punonjësit e tjerë në shkollat fillore dhe të mesme!

Nxënësve të cilët do të regjistrohen në shkollë të mesme ose fakultet ju dëshiroj sukses aty ku dëshirojnë të regjistrohen, ndërsa të tjerëve pushim të këndshëm si dhe të përgatiten për një kapitull të ri të jetës. Ne, udhëheqësia dhe punonjësit e MASH-it, në institucionet dhe organet e tjera arsimore do të vazhdojmë të punojmë. Ritmin që e kemi imponuar, nuk do të lejojmë të ngadalësohet. Patjetër duhet të përgatitemi mirë për vitin e ardhshëm shkollor.
Nga shtatori vazhdojme sëbashku. Vetëm forcat e bashkuara japin rezultate më të dukshme!
Shëndet dhe gjitha të mirat!

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…