PFD 2022 në Ohër, me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara nga rajoni dhe bota

Në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën 16-18 qershor, në Ohër do të mbahet edicioni i dytë i Forumit të Prespës për Dialog, me titull “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore europiane të sigurisë”.

PFD 2022 do të trajtojë çështjet më të ndjeshme të sigurisë, ato politike e ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, të sigurisë, ekonomike, në Evropë dhe më gjerë. Diskutimet do të ndahen në sesione dhe panele, ku do të marrin pjesë aktivisht krerë shtetesh, kryeministra, krerë të diplomacisë/ministra të tjerë, si dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti Malit të Zi, i Kosovës, i Sllovenisë, Kroacisë – Gjukanoviq, Osmani-Sadriu, Pahor, Milanoviç; Kryeministri i Kosovës – Kurti, Nënsekretari i OKB-së për Çështje Politike, Di Carlo. Mandej, Ministri i Jashtëm i Austrisë, i Polonisë, i Kroacisë, i Turqisë, i Sllovakisë, i Greqisë, i Bosnje dhe Hercegovinës, i Vatikanit, Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së Escobar, Komisioneri i BE-së Varhei, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së dhe KRB-së, të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, MB-së, BE-së, Gjermanisë dhe Austrisë, si dhe një sërë ministrash të tjerë për çështjet evropiane, financat, ekonominë, mjedisin, si dhe përfaqësues të organizatave të mëdha ndërkombëtare dhe rajonale, qeveritare dhe joqeveritare.

Listën e plotë mund ta gjeni në: https://pfd.mk/mk/2664-2/

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…