Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qenë folësi i parë në panelin Prespa Forum Dialogue.
Në fjalimin e tij, Ahmeti ka thënë se qarqe të shumta janë të interesuara që në Maqedoni të mos ketë stabilitet dhe zhvillim.
“E arritur e jashtëzakonshme është që forcat politike në vend janë përcaktuar të gjitha për procese përparimtare drejtë BE-së, spaku deklarativisht të gjitha janë të rreshtuara, por praktikisht ka edhe që taktizojnë. Mendoj se në këtë situate nuk duhet taktizim. VMRO-ja për përfitime të politikave ditore nuk i shërbejnë. Levica është e përcaktuar me program dhe statut, nuk e fsheh atë. Mendoj që VMRO-ja duhet të jetë e qartë, të mos bëj politik me standard të dyfishta”, ka thënë Ahmeti.
Zgjidhje më të mirë se futje të minoritetit Bullgar në kushtetutë nuk kemi.
“Mund të shkaktoj degradim në process dhe vetëm humbje. Ashtu siç pësuam me palën greke. Këtë problem e shohim të zgjidhshëm. Besojmë që ka forca progressive në VMRO. Tani është momenti, në nëntor duhet të mbajmë mbledhjen e dytë me Bashkimin Evropian. Për të pasur Ballkan stabil, duhet të bëjmë zgjidhje të problemeve”, shtoi Ahmeti.
Shtoi se koha për integrim të Maqedonisë në BE, është tani dhe se në këtë moment, nuk duhet bërë taktizime e politikë ditore. Ai tha se qarqeve të huaja, u pengon zhvillimi dhe integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Deklaroi se zgjidhje më të mirë se futjen e bullgarëve në Kushtetutë Maqedonia nuk mund të kishte dhe se degradimi i procesit të integrimit është vetëm humbje për Maqedoninë.
“Mendoj se për katër vite jemi anëtarë të Bashkimit Evropain”, tha mes tjerash Ahmeti.
Sipas tij, e arritur e jashtëzakonshme është që forcat politike në vend janë përcaktuar të gjitha për procese përparimtare drejtë BE-së, s’paku deklarativisht, por megjithatë shton se ka edhe parti që taktizojnë në këtë moment.
“Mendoj se në këtë situatë nuk duhet taktizim. VMRO-ja për përfitime të politikave ditore nuk i shërbejnë. Levica është e përcaktuar me program dhe statut, nuk e fsheh atë. Mendoj që VMRO-ja duhet të jetë e qartë, të mos bëj politik me standard të dyfishta. Mund të shkaktoj degradim në process dhe vetëm humbje. Ashtu siç pësuam me palën greke. Këtë problem e shohim të zgjidhshëm. Besojmë që ka forca progressive në VMRO. Tani është momenti, në nëntor duhet të mbajmë mbledhjen e dytë me Bashkimin Evropian. Për të pasur Ballkan stabil, duhet të bëjmë zgjidhje të problemeve”, shtoi Ahmeti.