
Pishtar Lutfiu i lindur në Dibër më 17 Mars 1986.
Është Magjistër i Shkencave Politike dhe i diplomiar në Administratën Publike dhe Shkenca Politike, të dyja nga Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Është profesionist i fushës së politikave publike dhe qeverisjes, me mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë në institucione shtetërore, organizata joqeveritare dhe rrjete ndërkombëtare.
Karriera e tij karakterizohet nga angazhimi i vazhdueshëm në administratën publike, sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, analizën e politikave dhe role këshilliore strategjike, me orientim të theksuar rajonal dhe evropian.
Që nga tetori i vitit 2022, ai udhëheq me Zyrën për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, ku është përgjegjës për standardet institucionale të cilësisë, proceset menaxheriale dhe përputhshmërinë me kornizat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Poashtu, që nga viti 2017 është i angazhuar si Koordinator i Projekteve në Qendrën Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” duke kontribuar në projekte të orientuara drejt politikave publike dhe punës analitike.
Më herët, z. Lutfiu ka mbajtur disa pozita me përgjegjësi të lartë në institucione shtetërore, përfshirë rolin e Këshilltarit në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, Anëtar i Bordit Drejtues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, si dhe Ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai ka shërbyer si President i Club Alpbach Macedonia, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, në nivel ndërkombëtar, ka kontribuar si anëtar i Bordit Këshillues të Kongresit të Vjenës, në kuadër të Create Connection Networking and Lobbying GmbH në Austri.
Në vitin 2018, ai u nderua me Doktoraturë Nderi në Shkenca Politike nga Lincoln University College. Ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, trajnimesh dhe publikimesh në fushën e politikave publike, integrimit evropian, qeverisjes dhe analizës politike.
Është i martuar, dhe ka dy fëmije.

2 Comments