Plani për shpërndarjen e nëpunësve administrativ dorëzohet në Qeveri

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot nëpajtim me obligimet ligjore nga ligji K5, i ka dorëzuar Qeverisë sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut informatën me planin për shpërndarjene punonjësve administrativ.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi planin për shpërndarjene nëpunësve administrativ e ka dorëzuar 2 javë para afatit të paraparënga qeveria.Në pajtim me nenin 4, paragrafi (1) i Ligjit për shpërndarjen enëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim tëdrejtë dhe adekuat në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhëniendërmjet bashkësive do të realizohet shpërndarja e gjithsej 1.357punonjësve administrativ në gjithsej 258 institucione të pushtetit lokaldhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dheme ligj.Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionetqë kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë,kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit,si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj,kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrjepublike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose ngakomunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupitdhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore.Zëvendëskryeministri i parë, z. Grubi me këtë rast thotë se ky planpërfshin të gjithë të punësuarit në Ministrin për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilët kanë lidhur kontrata punësimideri më datën 31 dhjetor të vitit 2019.Grubi gjithashtu thotë se sipas planit të dorëzuar deri tek Qeveria eRepublikës së Maqedonisë së Veriut, punonjësit administrativ do tëshpërndahen nëpër institucione tjera por në vendin e punës në të cilinkanë kontratën për punësim, përkatësisht në një vend të punës për tëcilin punonjësi administrativ i plotëson kushtet e përgjithshme dhe tëveçanta të përcaktuara në aktin për sistemimin e vendeve të punës nëinstitucionin në të cilin është caktuar.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…