Po përgatitet Strategjia e specializimit të zgjuar, dokument strategjik i cili do të mundësoje qasje moderne për zhvillim  ekonomik të Maqedonisë së Veriut 

Po intensifikojet procesi i krijimit të një Strategjie Smart Specializimi, i cili ka nisur në vitin 2019. Qëllimi është që Maqedonia e Veriut të ketë një dokument strategjik sa më shpejt të jetë e mundur që ofron një qasje moderne për zhvillimin ekonomik, duke lidhur komunitetin akademik, sektorin e biznesit, institucionet qeveritare dhe shoqërinë civile për të zbuluar dhe vepruar së bashku sferat ku vendi ka potencialin më të madh dhe burimet e mjaftueshme për të investuar. Kjo do të përshpejtojë progresin e përgjithshëm të shtetit dhe konkurrencën në ekonominë globale.   Ky është qëndrimi i përbashkët i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrave për arsim dhe shkencë dhe ekonomi, Jeton Shaqiri dhe Kreshnik Bekteshi, të cilët sot në një event të qeverisë shënuan vazhdimin në fazën e ardhshme në procesin e krijimit të strategjisë e cila njëkohësisht është një nga parakushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.   „Ky është një proces që ka nisur 3 vite më parë. Janë të përfshira insitucionet e sistemit, të koordinuara nga Qeveria, nga MASH dhe Ministria e Ekonomisë, ndërsa pjesëmarrësit më të rëndësishëm janë komuniteti i biznesit, fusha shkencore-akademike dhe sektori joqeveritar. Këto katër palë punuan së bashku dhe fillimisht kanë detektuar fushat në të cilat Maqedonia e Veriut ka potencial për zhvillim të madh dhe në të cilat duhet të fokusohet. Bëhet fjalë për katës segmente si: bujqësia e zgjuar dhe industria ushqimore; industria e informacionit – komunikimit; industria 4.0 e cila përfshin industrinë elektrike – mekanike, të përpunimit të metaleve dhe automobilave, dhe fusha e fundit është objektet dhe materialet smart“, tha ministri Shaqiri, duke theksuar se të njejtat janë detektuar sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët të Kërkimeve të Komisionit Evropian.   „U potencua se duhet të investohet edhe në turizëm dhe energjetikë si segmente të cilat i bashkojnë katër segmentet të cilat i përmenda“, shtoi ministri i arsimit dhe shkencës.     Ai informoi se për secilën prej katër fushave janë formuar grupe të veçanta pune dhe kanë nisur sot debatet e brendshme që do të zgjasin deri në fund të majit, me qëllim forcimin e besimit të ndërsjellë, promovimin e formave të reja të bashkëpunimit, skanimin e detajuar të zonave potenciale për investim dhe precizimin mbi atë se cila është qasja më e mire për atë se si dhe çfarë të investohet në ato fusha.   “Tashmë kemi parë që Strategjia e Specializimit të zgjuar ka një efekt pozitiv në shumë prej vendeve anëtare të BE-së. Si shembull do të marr Kroacinë dhe Slloveninë. Shqyrtuam përvojat e tyre pozitive dhe erdhëm në përfundim se ne si shtet kemi kapacitete për të përgatitur dhe implementuar një dokument të tillë strategjik“, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.   Ai shtoi se miratimi i kësaj Strategjie, do të sigurojë efekte të shumëfishta.     “Ne do të dimë saktësisht se ku, në cilat fusha kemi potencial të mirë që mund të përdoret dhe çfarë duhet të bëjmë, për të zgjedhur qasjen më të mirë për ta realizuar plotësisht atë potencial. Një tjetër gjë e rëndësishme është se vetë miratimi i këtij dokumenti hap mundësi të reja financiare për ne si vend. Në fakt, kjo strategji është një parakusht për përdorimin e fondeve strukturore të BE-së. Ato janë para që do të nënkuptojnë stimulim të masave dhe aktiviteteve të reja në fushën e arsimit, ekonomisë, zhvillimit të inovacionit dhe shkencës në përgjithësi”, shtoi Bekteshi.   Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi tha se nga sot dhe në muajt në vijim do të organizohen më shumë ngjarje publike që kanë të bëjnë me procesin e hartimit të Strategjisë për Specializimin e zgjuar, siç tha ai, për të sensibilizuar opinionin për këtë temë, për të sqaruar si kuptohet ky proces i cili si terminologji tingëllon i panjohur dhe abstrakt, por edhe me qëllim që të përfshijë sa më shumë njerëz.   “Tani jemi në procesin e hartimit të Strategjisë së Specializimit të Zgjuar, që do të thotë “zbulim sipërmarrës”, në të cilën përmes parimit ”nga poshtë lart“ më shumë kategori aktorësh socialë do të kontribuojnë në një përcaktim më të saktë të fushave në të cilat do të duhet të specializohemi, do të zhvillojnë besimin e ndërsjellë, do të vendosin qëllime të përbashkëta dhe do ta hapin rrugë për arritjen e atyre qëllimeve”, tha Bytyqi.   Ai informoi se mbështetje për krijimin e Strategjisë është siguaruar nga Banka Botërore, GIZ dhe programi IME financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e më vonë, siç tha zëvendëskryeministri, do të kyçet Banka për Zhvillim dhe institucione të tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare. Bytyqi rikujtoi gjithashtu se vitin e kaluar ka filluar edhe procesi i hartimit të Strategjisë Nacionale zhvillimore 2021-2024, që paraqet dokument strategjik i cili në vete do t’i inkorporojë të gjitha dokumentet më të rëndësishme strategjike në vend, duke përfshirë këtu edhe Strategjinë e Specializimit të Zgjuar.   Procesi i krijimit të Strategjisë së Specializimit të Zgjuar koordinohet nga Ministria e Arsimit dhe shkencës e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, nën kujdesin e Zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…