Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Konferenca e financuar nga Bashkimi Evropian përmes Zyrës së Delegacionit Evropian në Kosovë, në kuadër të Programit Ndërkufitar Kosovë –Maqedonia e Veriut, ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit rajonal në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Kryetarët e dy Komunave asaj të Haraçinës dhe Rahovecit, Ridvan Ibraimi dhe Smajl Latifi u mblodhën sot në Shkup për të diskutuar praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të mbeturinave komunale dhe ujërave të zeza, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Konferenca vuri në pah progresin e bërë në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, duke përfshirë ndërtimin e një impianti për ndarjen dhe selektimin e mbeturinave komunale në Komunën e Haraçinës dhe ndërtimin e bio sistemeve për menaxhimin e ujërave të zeza në Komunën e Rahovecit,prokurimin e një mjeti për grumbullimin e mbeturinave komunale dhe ndarja e koshave për mbeturina nëpër amviseri dhe institucione të ndryshme në territorin e komunës Haraçinë.

Të dy komunat Haraçina dhe Rahoveci janë përfitues të fondeve nga Programi IPAII , kurse përfaqsuesi i Komisionit Evropjan dhe Ministrisë për pushtet lokal në konferencën e mbajtur sot në Shkup premtuan ndihmë edhe në të ardhmen duke i inkurajuar të dy Kryetarët e Komunave që të aplikojnë edhe në thirrjen e radhës nga fondet IPA.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…