Promovimi i pullës postare me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Reeker, Ambasadoren Byrnes, të cilët u lidhën përmes video konferencës, dhe Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli, promovuan sot pullë postare në Ministrinë e Punëve të Jashtme lëshuar me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ministri Osmani me këtë rast tha se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve gjatë çerek shekullit të kaluar kanë qenë gjithmonë të ngrohta dhe miqësore, të bazuara në vlera të përbashkëta dhe partneritet strategjik, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-ve, veçanërisht në rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt të ardhmes së saj euros-atlantike, stabilitet dhe prosperiteti të përgjithshëm.”Së fundmi, me anëtarësimin tonë në NATO, ky partneritet është kthyer në një aleancë, e cila është privilegj dhe përgjegjësi edhe më e madhe dhe motivim për të punuar së bashku drejt ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të vendit tonë dhe rajonit”, tha Osmani, duke fëlënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për të arritur qëllimet tona strategjike dhe për të qëndruar krah për krah kur kjo ishte më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë këtyre viteve.Osmani edhe njëherë konfirmoi se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë alternativë ose rrugë tjetër përveç të ardhmes Euro-Atlantike të vendit tonë dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për arritjen e këtij qëllimi.”Ky është një jubile që sot numërohet me dekada, por sipas rëndësisë së saj dhe marrëdhënieve miqësore tradicionale të mbështetjes së ndërsjellë, mund të thuhet se zgjat me të vërtetë shumë më herët. Tani jemi anëtar i NATO-s, por edhe kur ende nuk ishim anëtar, kontributi ynë vlerësohej lartë në shumë operacione paqësore pas konflikteve , tha Makraduli, duke shtuar se kjo pullë postare do të jetë lajmëtar i shumë jubileve shekullor në marrëdhëniet me SHBA-të .Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker dhe Ambasadorja Byrnes mirëpritën idenë e lëshimit të pullës postare me rastin e jubileut nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.”Ishim me ju gjatë kohës së Marrëveshjes së Përkohshme me Greqinë, për Marrëveshjen e Ohrit dhe së fundmi për Marrëveshjen historike të Prespës, e cila i hapi dyert për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO. Në këto 25 vite ndryshime, qëllimet tona për Maqedoninë e Veriut për paqe dhe prosperitet kanë mbetur të njëjta si dhe shpresa që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike. Mbështetja jonë për praninë e Maqedonisë së Veriut në institucionet ndërkombëtare mbetet, partneriteti ynë është i fortë dhe do të vazhdojë edhe pavarësisht tranzicionit të administratave në javët dhe muajt e ardhshëm” tha Reeker.Në fjalimin e saj, Ambasadorja Byrnes iu referua marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike e deri më sot, duke theksuar se është arritur më shumë nga sa prisnin të dy vendet.”Megjithëse ka sfida përpara nesh, Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në një periudhë shumë të shkurtër kohe”, tha Byrnes, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten fuqishëm në mbështetjen e anëtarësimit të merituar të Maqedonisë së Veriore në Bashkimin Evropian”.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…