Propozimi francez prezantohet para Këshillit Strategjik të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thirrur Këshillin Strategjik për Politikë të Jashtme për të mbajtur konsultime për propozimin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Strategjik paraqet një nga shtyllat për ndërtimin e strategjisë afatgjatë për politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, në procesin e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria – Reflektime 2030.

Në takim, Osmani shpjegoi në detaje elementet kryesore të propozimit të fundit, të cilat nuk ndërhyjnë në çështjet e identitetit dhe pas gati dy dekadash statusi kandidat mundësojnë hapjen e negociatave të merituara për anëtarësim.

“Në dritën e implikimeve më të gjera gjeopolitike, si rezultat i agresionit rus ndaj Ukrainës dhe nevojës për stabilitet politik dhe zhvillim të rajonit, vazhdimi i integrimeve tona evropiane është veçanërisht i rëndësishëm”, theksoi Osmani.

Konsultimet me të gjithë vepruesit përkatës social përfaqësojnë një aspekt të rëndësishëm të procesit të marrjes së një vendimi përfundimtar për këtë moment historik për drejtimin në të cilin do të lëvizë shteti.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…