Qeveria miraton Propozim-ligjin për Mbështetjen financiare për pagesën e pagave për Tetor, Nëntor dhe Dhjetor

Propozim-ligji për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza Covid 19 për pagesën e pagave për tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, propozuar nga Ministria e Financave, u miratua nga Qeveria dje dhe i njejti pritet që të dorëzohet për miratim në Kuvend. Punëdhënësit do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetje financiare deri në 21.776 denarë për punonjës, deri më datën 7 të muajit për muajin paraprak dhe përfitues mund të jenë ndërmarrjet që kanë të paktën 30% rënie të të ardhurave në periudhën referuese nga prilli deri në tetor të vitit 2020, llogaritur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Me këtë masë do të mbështeten vendet e punës, pagat e punonjësve, si dhe se rreth 70 milion euro do të injektohen në ekonomi dhe kompanitë do të mbështeten në drejtim të likuiditetit. Ministri i financave Fatmir Besimi tregon se masa e mëparshme dha rezultate – mbi 83 milion euro u injektuan në ekonomi, mbi 120.000 vende pune u ruajtën por edhe standardi – nëse marrim parasysh se pavarësisht krizës Covid, paga mesatare që nga gushti është më e lartë për 8.2% në nivel vjetor.Me propozim-ligjin e ri, masa është edhe më e shënjestruar. Për kompanitë që preken më rëndë nga kriza, parashikohet që të paguhet mbështetje më e lartë financiare. Gjegjësisht, ndërmarrjet që kanë zvogëluar të ardhurat nga 30% në 40%, do të marrin mbështetje financiare deri në 14.500 denarë për të punësuar; për të ardhura të reduktuara nga 40.01% në 50%, sigurohen deri në 15.955 denarë për punonjës; për të ardhura të reduktuara nga 50.01% në 60% deri në 17.410 denarë për punonjës; për të ardhura të reduktuara nga 60.01% në 70%, deri në 18.865 denarë për të punësuar; për të ardhura të reduktuara nga 70.01% në 80%, deri në 20.320 denarë për punonjës dhe për të ardhura të reduktuara prej mbi 80% shuma e mbështetjes financiare për pagesën e pagave do të jetë deri në 21.776 denarë për punonjës. Në lidhje me shënjestrimin më të mirë – propozim-ligji përcakton që me këtë masë nuk përfshihen kompanitë që kanë bërë fitim prej më shumë se 10 milion euro kumulativisht në tre vitet e fundit.Si periudhë referuese në këtë ligj meret rezultati financiarë i kompanive nga prilli deri në tetor, nëntor dhe dhjetor 2020 dhe krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në rast se kompania është regjistruar pas shtatorit 2019, merret data e regjistrimit në Regjistrin Qendror.Kompanitë që aplikojnë për këtë masë nuk mund të paguajnë dividentë dhe shpërblime të performancës së biznesit ose shpërblime të tjera vjetore deri në ditën e pagesave të dhjetorit 2020.Sa i përket të punësuarve, kompanitë që aplikojnë për mbështetje financiare mund të kenë maksimumi 10% të të punësuarve me pagë neto mujore prej mbi 120.000 denarë. Kompanitë nuk mund të aplikojnë për mbështetje financiare për një pagë për një punonjës i cili në qershor, korrik, gusht dhe shtator morri pagë neto më të lartë se 39.900 denarë për çdo muaj veç e veç për kohë të plotë ose të pjesshme. Gjithashtu, masa nuk do të jetë në gjendje të përdoret për punonjësit për të cilët përdoret masa “Maqedonia punëson”, si dhe për punonjësit që janë punësuar me punë shtesë.Punëdhënësit që përdorin mbështetjen financiare nuk mund të zvogëlojnë numrin e punonjësve dy muaj pas përfundimit të muajit për të cilin është përdorur mbështetja financiare, deri në shkurt 2021, përveç në rast pensioni, anulimi i kontratës së punës nga punonjësi , marrja e punëtorit në pajtim me punëmarrësin, zgjidhja e kontratës së punës pa një periudhë njoftimi nga punëdhënësi për shkak të shkeljes së urdhrit të punës dhe disiplinës ose detyrimeve të punës dhe të ngjashme.Mekanizmat mbrojtës janë parashikuar gjithashtu në propozim-ligj, në mënyrë që paga të arrijë plotësisht tek punonjësit. Gjegjësisht, në rast se punëdhënësi i paguan pagë më të ulët punonjësit sesa shuma e caktuar për të, gjobat deri në 10 mijë euro nuk anashkalohen, varësisht nga madhësia e personit juridik.

 

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…