Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me informacionin mbi reformën e administratës shtetërore që u shqyrtua në Qeveri në seancën e djeshme tematike. Në seancën e djeshme tematike, Qeveria shqyrtoi informacionin mbi reformën e administratës shtetërore.Në seancën e 84-të të rregullt, kushtuar statusit të realizimit të aktiviteteve të Strategjisë për Reformën e administratës shtetërore 2018 – 2022 me propozim të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, u shqyrtua vendosja e analizës horizontale funksionale për secilën ministri dhe institucion, e përgatitur nga ekspertët e IPA projektit dy-vjeçar “Mbështetje për riorganizimin shtetëror”, financuar nga Bashkimi Europian.Vlerësimet dhe mendimet e strukturuara në lidhje me analizën, e cila parashikon racionalizim të numrit të institucioneve në administratën shtetërore, si dhe propozimet mbi rritjen e efikasitetit të institucioneve, do t’i paraqiten Këshillit për Reformën në administratën shtetërore, i cili më pas do të propozojë verisionin përfundimtar për reformën e administratës shtetërore deri tek Qeveria RMV-së, agjencitë dhe shërbimet inspektuese.Ky proces është një nga elementet më të rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ministria për shoqëri informatike dhe administratë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha ministritë dhe institucionet në vend, do të bëjnë më të mirën e tyre për një implementim të tërësishëm të këtij projekti.