Reforma në administratën shtetërore drejt fazës finale

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me reforma në administratën shtetërore drejt fazës finale.Sot u zhvillua takimi i nëntë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, ku pjesëmarrës ishim bashkë me ministra dhe përfaqësues nga të gjitha ministritë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekspertë vendas dhe të huaj të angazhuar nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror”.Gjatë këtij takimi, prezantova për pjesëmarrësit Raportin e tretë gjashtëmujor dhe Raportin e tretë vjetor mbi zbatimin e Planit Aksional të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike (2018 – 2022) për vitin 2020.Pas miratimit të procesverbalit nga takimi i tetë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020, u prezantuan propozimet, gjetjet dhe rekomandimet nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror”.Në fund të takimit të sotëm, Ministria për shoqëri informatike dhe administrate mori detyrën për të dorëzuar në Qeveri informacionin me Raportin e integruar final për riorganizim të administratës shtetërore në seancën e parë të radhës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…