Regjistri i popullsisë është baza pa të cilën digjitalizimi i administratës publike është i pamunudur

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me informacionin për “hardware-in” e Regjistrit të popullsisë i cili kaloi në seancën e sotme qeveritare.

Regjistri i popullsisë është baza pa të cilën digjitalizimi i administratës publike është i pamunudur Në seancën e sotme qeveritare kaloi informacioni për “hardware-in” e Regjistrit të popullsisë. Regjistri i popullsisë i mundëson institucioneve të cilat punojnë me të dhënat personale të qytetarëve dhe sektorit të biznesit që të gjejnë aty të dhënat më të reja dhe më të sakta për qytetarët, pa patur nevojë të bëjnë azhurime të vazhdueshme. Për sektorin e biznesit, regjistri i popullsisë krijon lehtësira dhe avantazhe të shumta si: • Informacion i saktë për tregun e punës (çfarë kualifikimesh kanë) • Informacion mbi konsumatorët • Informacion i cili do jetë i vlefshëm për investime potenciale të së ardhmes Theksoj se çdo qytetar do të ketë të drejtë të di për të dhënat e veta personale që i përmban regjistri dhe secili qytetar ka të drejtë të di se kush i shfrytëzon të dhënat e tij personale.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…