Regjistrimi i qytetarëve në Regjistrin e librave amzë/ Drejtori Sulejmani: Shqyrtojmë të gjitha kërkesat, zgjodhëm problemin shumëvjeçar

Sot, me rastin e ndarjes së certifikatave për personat të cilët deri më tani nuk kanë qenë të evidentuar në librin e amzës, drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amzë, Emir Sulejmani ka theksuar se në një afat prej 6 muaj kanë zgjedhur problemin shumëvjeçar.

Fjalimi i plotë i drejtorit Emir Sulejmani:

Menjëherë pas marrjes së detyrës së Drejtorit, unë dhe ekipi im u përballëm me një sfidë të madhe, pra zgjidhjen e një problemi shumëvjeçar me të cilin ballafaqohej një grup i caktuar i bashkëqytetarëve tanë, të cilët deri në miratimin e ndryshimeve ligjore ishin persona të padukshëm për sistemin e në vendin tonë, personat që nuk kishin sigurime shëndetësore apo shoqërore, nuk kishin të drejtë për arsimim të barabartë si dhe shumë gjëra të tjera elementare.

Duke pasur parasysh se ndryshimet dhe plotësimet ligjore u miratuan në qershor të vitit 2023, me dispozita kalimtare dhe përfundimtare, të vlefshme deri më 31.12.2023, ishte vërtet një sfidë e madhe për mua dhe ekipin tim që ta zgjidhim këtë problem shumëvjeçar për rreth 6 muaj.

Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amzë trajton gjithsej 526 lëndë në tërë territorin e vendit, prej të cilave 409 janë zgjidhur pozitivisht dhe u janë lëshuar certifikata të lindjes. 117 lëndët e mbetura janë në procesim dhe do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Me zbatimin e suksesshëm të ndryshimeve ligjore, mund të konstatoj se brenda afatit të caktuar 31.12.2023, të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe do të merret vendimi përkatës. Në fund, dua të falënderoj të gjitha institucionet e involvuara, përfshirë këtu edhe zyrat e UNHCR-së dhe OSBE-së, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm dhe me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre e mundësuan që ky grup qytetarësh të gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë.

https://fb.watch/p1fVZCEf4c/
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…