Rekonstruohet shkolla në Kamjan, Emshiu: Punojmë për kushte më të mira për nxënësit

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka qëndruar në fshatin Kamjan për të ndjekur nga afër punimet që bëhen në shkollën e fshatit, e që sipas tij nga muaji Shtator, nxënësit do të mësojnë në kushte më të mira.

Nxënësit në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” të fshatit Kamjan nga muaji Shtator do të mësojnë në kushte më të mira, sepse po punojmë në rekonstrumin e objektit aktual.

Sot kam qëndruar në Kamjan për të parë nga afër punimet që po bëhen në shkollën e fshatit.

Investimi bëhet në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe përfshinë rekonstruimin e pamjes së jashtme, sanitarinë, renovim të kulmit, termoizolim dhe vendosje të pjesëve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar.

Projekte të ngjajshme nuk do të ndalojnë pasiqë do të vazhdojmë të punojmë dhe ofrojmë kushte më të mira për të gjithë nxënësit e komunës së Bogovinës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…