Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Filipineve vendosën marrëdhënie diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe homologu i tij nga Republika e Filipineve, Teodoro L. Loksin, nënshkruan një Komunikatë të Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. “Hapi i këtillë i konfirmon angazhimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe krijimin e partneriteteve me vendet gjeografikisht të largëta. Hapja e një kapitulli të ri në marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve ofron mundësi shtesë për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe përforcimin e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm në nivel multi-lateral” – theksoi ministri Osmani. Akti i zyrtarizimit të miqësisë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Filipineve, i cili u realizua në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork, është një bazë solide për avancimin e dialogut në të gjitha nivelet, si dhe për ndërtimin e kornizës kontraktuale dhe zhvillimin e bashkëpunimit në një sërë fushash si: kultura, arsimi, shëndetësia dhe turizmi. Republika e Filipineve është vendi i 181 -të me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…