Rexhepi: Fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në Plasnicë

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjes Bekim Rexhepi sot ishte në komunën e Plasnicës për ti kushtuar fokus të veçantë projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë komunë.

Rexhepi theksoi se për here të parë po realizojmë një projekt të këtillë vital për jetën e përditshme për qytetarët e Plasnicës, sot në këtë vendbanim po fillojmë me punimet për ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal, faza e pare është në gjatësi prej 1.7 km dhe vlerë 170 mijë euro me një afat ndërtimi prej 6 muajsh.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale tha në deklaratën e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

“Ne i kushtojmë fokus të veçantë zhvillimit të rrjetit të ujësjellësit, zhvillimit të infrastrukturës rrugore, mbrojtjes së mjedisit si parakusht për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët. Sot jemi të pranishëm për t’i kushtuar një rëndësi të veçantë projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në komunën e Plasnicës, që lind si nevojë prioritare e cila do të zgjidhë një problem të madh sanitar dhe higjeno-shëndetësor për këtë komunë. Ky projekt është planifikuar të realizohet në tri faza, sipas projektit gjatësia totale e rrjetit të kanalizimit për pjesën e fazës së parë që është objekt zbatimi është 1.7 km. Për këtë projekt MTL ka siguruar 170 mijë euro dhe presim që faza e parë të përfundojë brenda 6 muajve kalendarikë.

Angazhimi ynë për përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo komunë është i dukshëm në terren dhe konfirmohet nga projektet e shumta që kemi realizuar deri më tani dhe ato që po punojmë aktualisht në të gjithë vendin.”, përfundoi fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…