Rexhepi: Shkëmbimi i përvojave në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës me rëndesi për vendin

Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi mori piesë në simpoziumi ndërkombëtar “Interdisciplina e logjistikës dhe trafikut” e organizuar nga Qendra shkollore e autokomunikacionit “Boro Petrushevski” në ShkupZëvendësministri Rexhepi theksoi se simpoziume të tilla janë të rëndësishme dhe janë të mirëseardhura pasiqë ndihmojnë në shkëmbimin e përvojave në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës gjatë fjalës së tijë përshëndetëse.Politika e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është miratimi i masave për zhvillim të qëndrueshëm në transport, për një sistem efikas të transportit dhe logjistikës, i cili është parakusht për rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe uljen e varfërisë tha Rexhepi. Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, e cila po zhvillon negociata me BE-në, përshtat legjislacionin e BE-së. Ne po vëmë në përdorim një sistem transporti inteligjent në korridorin 10, i cili është i një rëndësie jetike për rritjen e sigurisë dhe trajtimin e problemeve që lidhen me emetimet e dëmshme, pra gazrat e shkarkimit nga automjetet dhe bllokimin e trafikut dhe do të kontribuojnë në transport më efikas dhe më të qëndrueshëm.Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë ka përgatitur Ligjin për Agjencinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, i cili është në harmoni me institucionet tjera dhe do t’i dorëzohet Qeverisë për miratim dhe procedurë të mëtutjeshme legjislative sa më shpejt që të jetë e mundur përfundoi zëvendësministri Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…