Rexhepi: Vazhdojmë me rikonstruimin e rrugëve lokale në të gjitha komunat

Sot, zv. ministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi ishtë në komunën e Dibrës për inspektimin e punimeve të projektit për rikonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1.
Angazhimi ynë si Qeveri respektivisht si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve për të ofruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tani më është evident dhe dua të ju siguroj se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për ne të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunat janë njësoj të rëndësishëm tha Rexhepi.

Sot, së bashku me kryetarin e komunës z. Hekuran Duka dhe deputeten Arbana Pasholli ishim në inspektimin e punimeve të projektit për rekonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1 së bashku me rekonstruimin e tërësësishëm të kanalizimit atmosferik, projekti ka vlerën e 37 milion denarëve dhe duhet të përfundojë në periudh prej 10 muajve, momentalisht janë kryer 25% e punimeve.

Më vjen veçanërisht mirë që përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve vazhdojmë t’i ndihmojmë komunat, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë të qarta dhe konkrete. Projekti për rehabilitimin e rrugëve lokale i jep rezultatet e duhura në komunat e mbarë vendit u shpreh Rexhepi.

Përmes këtij projekti ne rrisim sigurinë dhe përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe deri më tani përmes këtij projekti janë përfshirë mbi 140 rrugë në mbi 60 komuna përfundoi Rexhepi.

https://www.facebook.com/photo?fbid=749816680426549&set=pcb.749825283759022
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…