Sot mora pjesë në e-konferencën rajonale të nivelit të lartë, kushtuar sigurisë kibernetike.Në kuadër të e-konferencës rajonale, panelit të diskutimit ju drejtova me një fjalim të titulluar: “Rezistenca kibernetike dhe ndërtimi i kapaciteteve për sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”. Potencova se ndërtimi i standardave të përbashkëta për zhvillim të sigurisë kibernetike është theksuar si një nga prioritetet strategjike të qeverisë për vitin 2021 dhe janë përfshirë në Strategjinë nacionale për siguri kibernetike 2018-2022. Në të njëjtën kohë, draft-ligji për siguri të rrjeteve dhe sistemeve informatike transponon Direktivën NIS të Bashkimit Europian dhe kur do të miratohet, do të jetë legjislacioni më i lartë për siguri kibernetike në vend. Aktualisht, Qendra nacionale për përgjigje të incidenteve kompjuterike (MKD-CIRT) është vendi zyrtar nacional i kontaktit dhe koordinimit në trajtimin e incidenteve të sigurisë në rrjete dhe sisteme informacioni. MKD-CIRT ka një numër të madh të njësive përbërëse vullnetare, përfshirë operatorët kritikë të infrastrukturës. Sidoqoftë, roli i MKD-CIRT, siç përcaktohet në Ligjin për Komunikimet Elektronike, është thjesht këshillues dhe ata nuk mund të vendosin masa për sigurinë e informacionit, madje as të organeve qeveritare. Ligji i ri mbi sigurinë e rrjetit dhe sistemeve të informacionit, kur transpozon Direktivën për NIS të Bashkimit Evropian, duhet të përmirësojë ndjeshëm legjislacionin e sigurisë kibernetike në vend. Miratimi i këtij ligji gjithashtu do të përcaktojë ofruesit e shërbimeve thelbësore dhe do të promovojë bashkëpunimin strategjik dhe shkëmbimin e informacionit. “Krijimi i një organi nacional kompetent për NIS rregullohet edhe nga ky ligj. Në fjalimin tim theksova se siguria kibernetike është një pjesë integrale e çdo shtylle të agjendës digjitale, dhe ne si vend jemi të gatshëm të angazhohemi për zbatimin e çdo aspekti të sigurisë kibernetike: juridike, teknike, organizative, ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit. ☑️Konferenca organizohet nga Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë Britanike dhe do të zgjasë për tre ditë. Marrin pjesë Ministrat ose sekretarët shtetërorë të të gjitha ministrive të ekonomive të Ballkanit Perëndimor përgjegjës për menaxhimin e sigurisë kibernetike, si dhe krijuesit kryesorë të politikave të sigurisë kompjuterike të Ballkanit Perëndimor, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe ekspertët.