Ridvan Ibraimi

Ridvan Ibraimi, i lindur në vitin 1984 në Shkup, ka ndërtuar profilin e tij publik përmes angazhimeve drejtuese në institucione shtetërore dhe në qeverisjen lokale, duke e orientuar të gjithë karrierën profesionale dhe politike në shërbim të publikut dhe qytetarëve.

Është magjistër I shkencave ekonomike, kurse aktualisht ndjek studimet e ciklit të tretë doktoraturën në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në fushën e shkencave ekonomike.

Angazhimin profesional e ka filluar në sektorin bankar, ku ka fituar përvojë praktike në fushën financiare dhe administrative, për të vazhduar më pas në institucione shtetërore dhe shëndetësore me përgjegjësi të lartë.

Një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij drejtuese është ushtrimi i detyrës së drejtorit organizativ në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Gjatë këtij mandati, Ridvan Ibraimi ka udhëhequr me sukses proceset organizative dhe administrative të një institucioni kompleks dhe të ndjeshëm, duke kontribuar në stabilitet institucional, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Theksi kryesor i angazhimit të tij publik është mandati si kryetar i Komunës së Haraçinës në periudhën 2021–2025. Gjatë këtij mandati, ai ka udhëhequr komunën me përkushtim ndaj zhvillimit lokal, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve publike, duke e konceptuar qeverisjen lokale si shërbim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.

Angazhimi i tij politik ka filluar në moshë të re në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Ridvan Ibraimi është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…