Rina Ajdari

Rina Ajdari është e lindur më 09.06.1984 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin e përgjithshëm, i kreu poashtu në Tetovë. Në vitin 2007 u diplomua në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive të  Komunikimit, Drejtimi i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Në vitin 2012  përfundoi studimet e magjistraturës dhe fitoi titullin Magjistër në fushën e Strategjive Mediale,  Fakulteti i Gjuhëve, Kulturës dhe Komunikimit – Departamenti i Komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Në periudhën  2007- 2019 ka qenë ligjëruese në Fakultetin Juridik në programin studimor Gazetari dhe Media pranë Universitetit të Tetovës në lëndët : Bazat e komunikimit masiv I dhe II, dhe Komunikimi ndërpersonal.

Nga maji i vitit 2020 fillon punë si ligjëruese (docent) në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Mediave dhe komunikimit ndërkulturor pranë Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup.

Nga tetori i vitit 2020 ka marë mandatin e Deputetes në Kuvendin e Republikës së Maqedonise së Veriut. Gjatë mandatit të parë ka qenë anëtare e Këshillit nacional për eurointegrime, anëtare e komisionit pët çështje ekonomike, e komisionit për mbrojtje dhe siguri si dhe anëtare e kryesisë së Klubit të deputeteve gra në Kuvend.

Në vitin 2022 poashtu përfundon studimet e doktoraturës duke fituar titullin Doktor i Shkencave Sociale, Drejtimi: Studime evropiane dhe Integrime në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Në vitin 2024 rizgjidhet deputete në Kuvend, në mandatin e dytë. Gjatë mandatit aktual po ushtron detyrën e koordinatores së grupit parlamentar si dhe është anëtare e komisionit për çështje evropiane, komisionit për mbrojtje dhe siguri, zëvendës anëtare në komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe komisionin për arsim e poashtu është shefe e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në iniciativën e Evropës Qendrore. Poashtu ka qenë pjesëmarrëse në programin American Council of Young Political Leaders (ACYPL).

Nga viti 2007 është Anëtare e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Forumit të Gruas në Tetovë.

Në periudhën 2015-2022 ka ushtruar detyrën e Kryetares së Forumit të Gruas, Këshilli vendor Poroj ndërsa nga viti 2019 zgjidhet Nënkryetare e Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim në nivel qendror. Në zgjedhjet e brendshme të Bashkimit Demokratik për Integrim të mbajtura në vitin 2022, zgjidhet anëtare e Kryesisë së Degës së Tetovës dhe udhëheqëse e departamentit për marrëdhënie me publikun. Në Kongresin e fundit të mbajtur në dhjetor të vitit 2025 zgjidhet anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtare e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Është autore e disa punimeve shkencore dhe doracakëve për studentë.

Rina është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…