Samit virtual i Indisë/ Nuredini bën thirrje për qasje të drejtë në teknologjitë më të fundit për të gjithë, për një botë më të gjelbër dhe më të shëndetshme

Me ftesë të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Indisë, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini iu drejtua seancës së Ministrave të Mjedisit në Samitin Virtual Global të Jugut të organizuar nga India dhe bëri thirrje për një akses të drejtë në teknologjitë e fundit për të gjithë, për një botë më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

Sesioni global u organizua nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Ndryshimeve Klimatike të Indisë, Bhupender Yadav, dhe ministrat e mjedisit nga disa vende të botës morën pjesë në një video-konferencë për të diskutuar temën “Balancimi i rritjes dhe mënyrave të jetesës mjedisore (LiFE).

Ministri Nuredini theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe përmbushjen e të gjitha parakushteve për veprim të integruar klimatik. Ai vuri në dukje se vendi ynë është ndoshta vendi më ambicioz në Ballkanin Perëndimor përsa i përket emetimeve të gazeve serrë, duke theksuar se politikat klimatike duhet të zhvillohen në përputhje me parimin e një kalimi të drejtë drejt neutralitetit klimatik dhe në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe partnerët socialë si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel të BE-së. Ai bëri thirrje për akses të drejtë në teknologjitë më të fundit të energjisë së rinovueshme për të gjitha vendet për të siguruar një botë më të pastër dhe më të shëndetshme për brezat e ardhshëm.

Samiti është organizuar në përputhje me kryesimin e vazhdueshëm të G20 të Indisë, ofron një mundësi unike dhe të fuqishme për ato vende që nuk janë pjesë e procesit G20 dhe për të ndarë idetë dhe pritshmëritë e tyre nga G20.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…