Samiti BE-Ballkani Perendimor, Grubi: Ngjarje historike që dëshmon se qëndrojmë reshtuar krah BE

Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet për herë të parë ka kthyer Tiranën në kryqytet europian për 24 orë.

Liderët europianë janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe më pas secili prej tyre ka dhënë një deklaratë për shtyp.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, e ka vlerësuar këtë samit si ngjarje historike e cila dëshmon reshtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin proeuropian.

Grubi mes të tjerash ka përgëzuar kryeministrin Rama për organizimin e kësaj ngjarje madhore, për mikpritjen e miqve europian.

Njoftimi i plotë:

Ballkani Perëndimor si asnjëherë më parë, i bashkuar drejt horizontit të Bashkimit Europian. Tirana për herë të parë në historinë e një vendi të rajonit është nikoqire e Samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Një ngjarje historike kjo që reflekton sot qartë qëndrimin konstruktiv të Bashkimit Europian pro integrimit të vendeve tona dhe që operacionalizon mbështetjen për realizohen e reformave, si dhe tejkalimin e krizës globale energjetike dhe ekonomike. Përgëzime Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe të gjitha institucioneve të angazhuara shtetërore të Republikës së Shqipërisë për organizimin kësaj ngjarje historike dhe mikëpritjen e miqve tanë europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…