Së bashku do t`i tejkalojmë sfidat dhe do t`i gëzohemi sukseseve

Së bashku do t`i tejkalojmë sfidat dhe do t`i gëzohemi sukseseve➡️Bashkë me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, sot në takimin online diskutuan për aktivitetet të cilat na presin në gjysmëvjetorin e dytë në vitin shkollor 2021/2022. Për të siguruar një proces arsimor sa më të mirë, theksova se është e rëndësishme të ruhet një komunikim i mirë mes shkollave dhe Ministrisë dhe se të gjithë të angazhohen maksimalisht në zbatimin e agjendës arsimore dhe konceptit të ndërtimit të një sistemi arsimor cilësor.➡️Unë jam në dispozicion të të gjithëve, për të tejkaluar  sfidat së bashku dhe për t`iu gëzuar sukseseve, ndërsa  këtë e  pres edhe nga Ju.➡️Ministria, shkollat, mësimdhënësit , nxënësit dhe prindërit, të gjithë ne  kemi një qëllim të vetëm – të punojmë në interesin më të mirë të arsimimit të fëmijëve, të cilët janë e ardhmja jonë. Të bashkojmë përpjekjet, që të kemi me çka të krenohemi në të ardhmen.📚Njoftova drejtorët se janë duke u zhvilluar përgatitjet për hartimin e programeve mësimore si dhe teksteve të reja për klasën e dytë dhe të pestë. Zgjerimi i konceptit të arsimit dual do të vazhdojë edhe në fushën e arsimit të mesëm, ndërsa paralajmërova mbështetje të fuqishme për projektet për avancimin  e infrastrukturës arsimore.🎓Në pjesën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, nuk do të ketë ndryshime. Mbetet i njëjti koncept si vitin e kaluar dhe do të ketë një koncept të ri nga viti 2022/2023, për të cilin do të ketë debat publik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…