Sekretari Aziri hapi ekspozitën e kolonisë artistike te Draudacum në Gostivar

Gjatë ditës së djeshme, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri hapi ekspozitën e kolonisë artistike Draudacum, në Gostivar. Është viti i 16-të me radhë që kjo koloni mbledh artistë nga vendi dhe e gjithë bota për të promovuar artin dhe vlerat e tyre dhe pikërisht dje përmbyllja ishte një ekspozitë e përbashkët e gjithë artistëve të cilët promovuan më të mirën e tyre dhe vendit prej nga vijnë. Sekretari Aziri u shpreh i lumtur që përmes kësaj kolonie artistët dhe artdashësit nga e gjithë bota kanë mundësi që përveç se ta shijojnë artin të shohin dhe bukurit e vendit dhe zemërgjërsin e njerëzve që kemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai poashtu theksoi që Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të jetë në mbështetje të shoqatave dhe promovimit të vlerave dhe artistëve që veni ynë ka.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…