Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri mori çmimin Grand Prix, për kontributn e tij të dhënë në kulturën shqiptare si dhe punën e tij të palodhshme mbi realizimin e projektve dhe ideve e në veçanti tani në kohë pandemie. Sekretari Aziri këtë çmim ua dedikoi të gjithë punonjësve shëndetësor të cilët kanë kontribuar në këtë vit kaq të vështirë për të gjithë ne duke falemenderuar edhe artistët të cilët me punën e tyre të pandalshme mbajtën gjallë kulturën edhe në kohë pandemie. Fjalimi i plotë i sekretarit Aziri: Unë këtë çmim do të ua kisha dedikuar dhe do t’i kisha falemenderuar publikisht të githë ata punëtor mjekësor të cilët kanë sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre për të na dal në ndihmë të gjithë ne, dhe mendoj që ky vit është vit i mjekve i motrave medicinale dhe i gjithë sistemit shëndetësor kudo në botë. Ka qenë një vit shumë sfidues mirëpo ajo që u vërejt sivjet është që ne shumë gjëra i marrim të mirëqena siç është shëndeti ynë dhe siç është kultura. U pa shumë mirë që ashtu siç mjekët na ndihmojnë që të ngelim të shëndosh dhe me shëndet të mirë u pa që edhe kultura në një kohë shumë gri në një kohë të pa ngjyrë me disa aktivitete kulturore arrti që t’i ngjallë shpresat. Shfrytëzoj rastin gjithashtu t’i uroj festat e fundvitit të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe uroj që viti 2021 të jetë një vit që do të na ringjall shpresat për një jetë më të mirë.