Gjatë ditës së sotme promovuam programin IPARD 3 si dhe pata takim me Kryetarin e komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani, gjithashtu vizituam punimet në hidrosistemin Raven-Reçicë.
Bashkë me zv.Drejtorin e Agjecionit për finansim në bujqësi dhe zhvillim rural Remzi Abdullai,Drejtorin e Agroberzës Nimetulla Ramadani,Drejtorin e ekonomizimit të ujrave Hisni Jakupi,kryeshefin e njësisë rajonale të bujqësisë në VrapçishtEjup Jahja dhe bashkëpunëtorë të tjerë,përpara sektorit të Agrobiznesit shpalosën programin dhe mundësinë për realizimin e mjeteve nga programi IPARD 3.
Debati vazhdoi dhe përfundoi në formë bashkëbisedimi,pyetjeve dhe përgjigjeve në mes prezentuesve dhe të pranishmive me nji qëllim të vetëm për absorbimin sa më të madh të këtyre mjeteve në digasterin e bujqësisë.
Gjithashtu në zyrat e komunës së Vrapçishtit i shoqëruar me Drejtorë dhe bashkëpunëtorë nga Ministria, gjatë takimit me z.Isen Shabani u biseduan tri tema:
1.Pika grumbulluese për produkte bujqësore në Pollog.
2.Hidrosistemi Raven-Reçicë.
3.Realizimi i planeve Urbanistike për tre vendbanime në komunën e Vrapçishtit.
Lidhur me të tre pikat, biseda kryesisht u zhvillua mbi locimin, tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve të paraqitura, lidhur me realizimin e projekteve të lartë përmendura.