Senatorë nga Çekia për vizitë në MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me delegacionion e Komisionit për Çështje Europiane të Kuvendit të Republikës së Çekisë, të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni, Vladislav Vilimec, i cili ndodhet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të bisedimeve me senatorët çekë ishin perspektivat dhe sfidat e procesit të anëtarësimit në BE dhe mbështetja e qartë e Republikës Çeke në këtë rrugë.

“E vlerësoj angazhimin e Çekisë dhe thirrjet për forcimin e angazhimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, dhe përmes grupit joformal Miqtë e Ballkanit Perëndimor. Deklaratat e shumta publike në mbështetje të zyrtarëve çekë për integrimin tonë në BE para, gjatë dhe pas kryesimit çek të Këshillit të BE-së janë konfirmim i miqësisë dhe partneritetit tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit e konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në marrëdhëniet multilaterale. Në këtë kontekst, ata iu referuan përfundimit me sukses të kryesimit tonë me OSBE-në dhe e përgëzuan Ministrin Osmani si Kryesues i OSBE-së për suksesin e jashtëzakonshëm të arritur në Takimin e 30-të Ministror të OSBE-së, i cili u mbajt javën e kaluar në Shkup.

Osmani shkëmbeu mendime me senatorët çekë për çështjet aktuale politike dhe të sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor dhe dinamikat rajonale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…