Shaqiri: 100 ditët e para të qeverisjes sonë kanë qënë një sukses

Të nderuar qytetarë,Sot kisha nderin të jem pjesë e konferncës për shtyp të organizuar nga Qeveria e RMV-së “100 ditë me qytetarët! Përkujdesje. Përgjegjësi. Siguri.”Konferencën e hapën kryeministri i vendit, z. Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri i parë, z. Artan Grubi. Qëllimi i zhvillimit të kësaj konference ishte të flitet për arritjet e qeverisë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes.Ne e themi me plotë bindje se edhe përkundër situatës me pandeminë COVID 19, 100 ditët e para të qeverisjes sonë kanë qënë një sukses. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një shoqëri ku qytetarët do të jenë të barabartë me njëri-tjetrin. Synojmë të sigurojmë rritje ekonomike, të ndërtojmë institucione efikase dhe si rrjedhojë të rritet kredibiliteti për këto institucione, të rrisim numrin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë dhe ndërtojmë shtet ligjor, që do të qëndrojë gjithmonë në anën e qytetarëve dhe ku do të sundojë e drejta.Për ne si ministri dhe për mua si ministër qytetari ka qënë gjithmonë në radhë të parë. Gjatë gjithë kohës kemi punuar dhe punojmë në drejtim të shtimit të shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe rritje të cilësisë së shërbimeve. Ndërtimi i një administrate efikase dhe efektive është prioritet për ne.Në arritjet tona për këto 100 ditë të para të qeverisjes vlen të përmendim:- përmirësimet në kornizën ligjore të Ligjit për nënpunësit administrativë që udhëhiqet nga ministria jonë; – zgjidhja e ngërçit të krijuar mes mediave kombëtare dhe operatorëve kabllorë në mënyrë që mos dëmtohen qytetarët; – pjesëmarrje në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor ku nënshkrova dy memorandume me anë të të cilave do të thellohet bashkëpunimi në suaza të 5G, interoperabilitetit dhe fushave të tjera në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimit të sigurtë të të dhënave dhe të ndërlidhjes më të ngushtë reciproke; – Nënshkrova memorandum për bashkëpunim mes MSHIA-së dhe MASIT-it;- Filloi procedura e unifikimit të web-faqeve të Qeverisë së RMV-së dhe të gjithë ministrive; -Ndërtim i portalit kombëtar për e-shërbime dhe shtojmë shërbime të reja si nostrifikim i diplomave, aplikime për bursa të nxënësve dhe studentëve, regjistrim në shkolla, regjistrim në kopshte, aplikim për grante për renovime të shkollave, etj.; -Promovim i pikave të reja “Një pikë shërbimesh” në Kumanovë, Ohër dhe Manastir; -Përshpejtim i implementimit të grantit tashmë të nënshkruar IPA2017 për 135 shërbime elektronike të reja për qytetarët dhe bizneset.Vullneti dhe dëshira jonë për të punuar në të mirë të qytetarit dhe për të qënë pranë tij vazhdon të rritet. Të arriturat tona në 100 ditëshin e parë vetëm sa na shtojnë dëshirën për të bërë punë të mira. Do vazhdojmë me modernizim dhe thjeshtëzim të portalit të e-shërbimeve, vazhdojmë gjithashtu me hapjen e qendrave të reja “Një pikë shërbimesh” nëpër të gjithë territorin e vendit në mënyrë që shërbimet tona të jenë sa më të kapshme për qytetarët. Unë ju jap fjalën se arritjet e 100 ditëshit të parë të qeverisjes janë vetëm maja e ajsbergut për atë që vjen më pas. Do të bëj më të mirën time deri në diten e fundit të mandatit, në mënyrë që qytetarët të marrin atë që u takon.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…