Shaqiri: Administratë efikase, e ndërtuar në bazë të meritokracisë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me draft-politika për të përsosur sistemin e meritokracisë dhe rritjen e efikasitetit në punë për të punësuarit në sektorin publik dhe administratën shtetërore, Administratë efikase, e ndërtuar në bazë të meritokracisë. Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, në periudhën e ardhshme, me mbështetjen e BE-së, do të zhvillojë draft-politika për të përsosur sistemin e meritokracisë dhe rritjen e efikasitetit në punë për të punësuarit në sektorin publik dhe administratën shtetërore, tha Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës. Ky proces do të zhvillohet në faza të ndara në një periudhë disa vjeçare, ku do të rregullohen menyra dhe kriteret, të gjitha me qëllim krijimin e një administrate të aftë dhe profesionale. Me Ligjin për punë dhe organizim të organeve të administratës shtetërore, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është përgjegjëse për rregullimin ligjor të çështjeve që lidhen me administrimin, mbikqyrjen dhe sigurimin e zbatimit uniform të rregulloreve në lidhje me nëpunësit civilë dhe publik. Ligji për të punësuarit në sektorin publik rregullon parimet e përgjithshme, klasifikimin e vendeve të punës, regjistrat, llojet e punësimit, të drejtat e përgjithshme, detyrat dhe përgjegjësitë, lëvizshmërinë dhe çështje të tjera të përgjithshme për punonjësit e sektorit publik. Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës si një organ përgjegjës për rregullimin ligjor të çështjeve që lidhen me administratën, duke marrë parasysh parimet e SIGMA, rregullon çështjen e punësimit dhe promovimit të stafit administrativ bazuar në performancën. Në të shkuarën, MSHIA ka punuar me Ligjet për punonjësit administrativ dhe Ligjet për të punësuar të ri në sektorin publik, në të cilët principi për zgjedhjen e kandidatit më të mirë bazuar në suksesin e tij do të zbatohet në të gjithë sektorin publik.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…